TeleMed drejtohet nga një ekip ambicioz, i cili sigurohet që pacientët të marrin shërbimin më të mirë të mundshëm.Kjo bëhet duke kombinuar teknologjinë më të avancuar me ekspertizën mjekësore dhe duke iu përgjigjur pyetjeve saktësisht dhe në kohë reale-pa hetime të zgjatura ose pohime sipërfaqësore. Të sigurt. Pacientët marrin shpejt këshilla mjekësore nga mjek profesionist përmes një video-telefonate në vetëm disa hapa. Nga kudo, në çdo kohë. Ata nuk kanë nevojë të shkojnë personalisht në konsultë.
Bashkohuni me mijëra pacientë që marrin këshilla mjekësore, receta dhe letra referimi.
Ju mund të gjeni të gjitha shërbimet mjekësore nga doktori i mjekësisë së përgjithshme e deri te specialistët.
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja personale dhe gjithashtu sigurohemi qe vizita të jetë konfidenciale duke respektuar te drejtat tuaja.
Ne jemi pranë jush duke ofruar shërbimin më të mirë mjekësor që ju mund të merrni online, duke u siguruar që të jetë një informacion i saktë.
Shumë nga pacientët tanë jetojnë larg qëndrave urbane dhe bëhet e vështirë për ta të shkojnë për cdo shqetësim te mjeku.
Tashmë telemedicina nuk është më një koncept, por një realitet të cilin po e prek cdo pacient me një pajisje smart.
Telekomunikacion dhe Doktor. Përshkrimi i përsosur për telemjekësinë.I referohet diagnostikimit dhe terapisë në të cilën distanca hapësinore ose kohore midis mjekut, terapistit, farmacistit dhe pacientit tejkalohet me anë të telekomunikacionit.
Ne duam ta bëjmë kujdesin shëndetësor të arritshëm praktik dhe të lirë për të gjithë. Për të arritur këtë ne mbështetemi në teknologjitë më të fundit për të krijuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse për shqetësimet tuaja personale të lidhura me shëndetin.
Si klient, gjithçka që duhet të bëni është të pershkruani problemin tuaj dhe të prenotoni vizitën online. Një nga mjkët tanë do t’ju kontaktojë në një nga format e zgjedhura nga ju.