TERMAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME
Më poshtë do të gjeni Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të platformës TeleMed,.
TeleMed ka zhvilluar një website, e cila ju mundëson të merrni konsulencë mjekësore përmes video-telefonatave dhe mesazheve, kripton dhe menaxhon elektronikisht informacionin e pacientit, e dokumenton dhe e bën atë të dukshëm vetëm për mjekun e TeleMed (kartela e pacientit).
Ju lutem vini re se, aplikacioni TeleMed duhet të përdoret vetëm prej jush ose vetëm prej një të mituripër të cilin ju jeni prindi ose kujdestari i tij ligjor. Përdorimi i aplikacionit me kredencialet tuaja nga palë të treta është rreptësisht e ndaluar dhe do të çojë automatikisht në ndërprerjen e menjëhershme të marrëveshjes suaj me TeleMed .
Regjistrimi dhe konfirmimi i një porosie për blerje, që ju bën ju të përgjegjshëm për të kryer pagesën, tregon se ju jeni duke lidhur një kontratë me TeleMed . TeleMed do të kontrollojë përputhshmërinë e informacionit tuaj të pagesës (informacion për kartën e kreditit në rastin e pagesave me kartë krediti, ose numrin tuaj të klientit, numrin tuaj personal,ose numrin e telefonit në rastin e një kontrate me një kompani partnere të TeleMed – psh. kompani sigurimi, bankë, operator telefonie celulare etj, nëse është e zbatueshme) dhe, në rast përputhshmërie, do t‘ju konfirmojë ju si klient. Ky proces kontrolli përputhshmërie nuk do të bëhet nëse e shkarkoni aplikacionin me anë të faturimit të tij nëpërmjet Apple Store ose Google Store. Nëse blerja (kontrata) juaj konfirmohet, ju bëheni “përdorues TeleMed i regjistruar”.
Këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme do të zbatohen tek ju si një përdorues TeleMed i regjistruar. Si një përdorues TeleMed i regjistruar ju mund të përdorni aplikacionin TeleMed për të kontaktuar mjekun që është i disponueshëm nga grupi i mjekëve që përdorin aplikacionin TeleMed për të komunikuar me pacientët. Në aplikacionin TeleMed ju mund të shikoni në çdo kohë nëse një mjek është i gatshëm dhe gjatësinë e çdo kohe pritjeje. Nëse asnjë mjek nuk është menjëherë i gatshëm, thirrja juaj do tju kthehet përmes video-telefonatës në fund të kohës së caktuar të pritjes pa kosto shtesë. Në mënyrë që të mundësojmë që sa më shume pacientë të jetë e mundur të mund të kontaktojnë një mjek, kohëzgjatja dhe frekuenca e nje video-konsulte mjekësore rregullohet sipas parimit të “përdorimit të drejtë”. Në rast të përdorimit mbi mesataren ne kemi të drejtën për të kufizuar përkohësisht llogarinë tuaj.
TeleMed lidh mjekët dhe pacientët përmes aplikacionit TeleMed duke qenë kështu thjesht operator i platformës së komunikimit telemjekësor. Mjekët që ofrojnë këshilla përmes video-telefonatës në sajë të aplikacionit TeleMed nuk po veprojnë si mjekë në emër të TeleMed , por thjesht mund të arrihen me anë të video-telefonatës nëpërmjet aplikacionit TeleMed . TeleMed nuk është ofrues i shërbimeve mjekësore dhe nuk mban përgjegjësi dhe as jep garanci mbi përmbajtjen e një këshille mjekësore që ju merrni nëpërmjet aplikacionit TeleMed . Kjo përmbajtje ështe ekskluzivisht përgjegjësia e doktorit që ju ofron këshillën. Duke kontaktuar me një mjek ju jeni duke lidhur një kontratë trajtimi me mjekun që po ju jep këshilla.
Ju lutemi, kini parasysh se jo çdo gjëndje shëndetësore është e përshtatshme për një konsultë me video-telefonatë. Në rast të simptomave urgjente dhe veçanërisht kërcënuese, është thelbësore, në varësi të urgjencës, të kontaktoni direkt shërbimet paramjekësore ose të urgjencës. Për shembull, në Shqipëri, shërbimi i urgjencës mund të kontaktohet në numrin 127. Ju lutem, informohuni për shërbime të tilla në rajonin tuaj.
Në rastet e mëposhtme ju lutemi kontaktoni menjëherë shërbimin e urgjencës:
Edhe në rastin e simptomave të tjera mjeku, i cili keni kontaktuar nëpërmjet aplikacionit TeleMed , mund të refuzoj t’ju jap një këshillë për shkak të gjendjes suaj shëndetësore dhe/ose simptomave që ju përshkruani, dhe t‘ju rekomandojë të kontaktoni shërbimin e urgjencës ose të paraqiteni në një qendër shëndetësore. Në çdo rast, mjeku që po ju ofron keshilla është përgjegjës për të përcaktuar nëse gjendja juaj shëndetësore është e përshtatshme për një konsultë përmes video-telefonatës, për t‘ju përshkruar mjekim, për t’ju dhënë një diagnozë mbi sëmundjen apo për t‘ju dhënë udhëzime të shkruara elektronikisht, ose për t‘ju referuar te një mjek tjetër ose në një qendër shëndetësore.
Në rastin kur mjeku mendon se rasti juaj nuk është i përshtatshëm për një konsultë me videotelefonatë dhe se ju duhet të telefononi ose të shkoni në një qendër shëndetësore ose te mjeku i familjes/ shërbimi i urgjencës, ju nuk mund të bëni asnjë ankesë ndaj TeleMed . Ju mund ta ruani informacionin tuaj si pacient dhe dokumentat në kartelën tuaj të pacientit dhe ti jepni akses te kartela juaj mjekut që po ju jep këshilla përgjatë video-konsultës nëpërmjet aplikacionit TeleMed. Ky informacion është i vlefshëm për mjekun përgjatë video-konsultës me ju dhe për maksimumi 24 orë më pas, pas kësaj mjekët kanë akses vetëm tek shënimi i mjekut të shkruar nga ata vetë. TeleMed nuk mund ta shohë informacionin dhe dokumentimin tuaj si pacient. Ju lutem ngarkoni të gjitha dokumentat që ju dëshironi të përdorni përgjatë video-telefonatës suaj me mjekun në kartelën tuaj të pacientit para video-konsultës suaj me mjekun.
Ju mund të ruani foto ose material PDF në kartelën tuaj të pacientit. Mjeku që po ju këshillon mund të ruajë receta, referime për mjekë të tjerë ose qendra shëndetësore, udhëzime dhe shënime mbi sëmundjen dhe recetat e lëshuara nga ata vetë në kartelën tuaj të pacientit. Recetat që ju merrni në këtë mënyrë plotësojnë kërkesat ligjore në Shqipëri dhe mund të blihen në mënyrë elektronike në Shqipëri. Megjithatë, TeleMed nuk garanton që secili farmacist në Shqipëri ose në vende të tjera do të pranojë të tilla receta elektronike. Dokumentet që ju keni ngarkuar në kartelën tuaj elektronike si pacient mbeten të vlefshme për çdo rast për një vit pas përfundimit të marrëdhënjes kontraktuale. TeleMed gëzon të drejtën për t‘i fshirë ato pas përfundimit të kësaj periudhe një vjeçare.
Komunikimi me TeleMed bëhet në mënyrë elektronike. Ju bini dakort me këtë komunikim elektronik me TeleMed, në mungesë të ndonjë kërkese më të rreptë ligjore. Ju jeni të detyruar të na informoni për çdo ndryshim në të dhënat që keni vendosur kur jeni regjistruar.
TeleMed pohon se mjekët që ofrojnë këshilla nëpërmjet aplikacionit TeleMed janë mjekë të trajnuar, me eksperiencë dhe licencë të ushtrimit të profesionit në Shqipëri. TeleMed është përgjegjës dhe garanton vetëm për shërbimet e tij dhe jo ato të mjekëve, veçanërisht pasi këto shërbime nuk janë objekti i kontratës ndërmjet jush dhe TeleMed. TeleMed gjithashtu nuk është as përfaqësuesi dhe as agjenti i mjekut që kontaktoni nëpërmjet aplikacionit TeleMed dhe nuk mund të japë asnjë garanci ligjore për mjekun.
Me përjashtim të periudhave të rregullta të mirëmbajtjes, aplikacioni TeleMed është projektuar të funksionojë gjatë orarit të treguar në faqen e internetit të TeleMed. Aplikacioni TeleMed sigurohet “siç shihet” ose në formën e tij përkatëse ekzistuese. TeleMed merr përsipër të sigurojë që sistemet dhe programet që i përkasin atij ose mbi të cilat ai ka ndikim të jenë të sigurta në përputhje me kushtet teknike dhe të ndjekin rregullat në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave. TeleMed nuk mban përgjegjësi për difekte për të cilat nuk është përgjegjës dhe nuk garanton shërbim pa ndërprerje. TeleMed gjithashtu nuk mban përgjegjësi për forca madhore, veprime të papërshtatshme ose çdo shpërfillje të rrezikut të treguar nga ju ose palë të treta ose ndërprerje të shkaktuar nga palë të treta (viruse, sulm hakerash ose të ngjashme) që ndodhin pavarësisht masave të duhura të sigurisë.
TeleMed nuk mban përgjegjësi për cilësinë e pajisjeve tuaja të internetit ose internetin dhe/ose lidhjen telefonike që ju përdorni. Aplikacioni TeleMed mund të përdoret në sistemet që operojnë me IOS dhe Android. Ne nuk mund të garantojmë që aplikacioni TeleMed mund të përdoret (pa ndërprerje) nga versione më të vjetra të këtyre sistemeve operative. Në çdo rast është përgjegjësia juaj të garantoni sigurinë e sistemeve, programeve dhe skedarëve që përfshihen në fushën tuaj të ndikimit. Në çdo rast është përgjegjësia juaj të garantoni sigurinë e sistemeve, programeve dhe skedarëve që përfshihen në fushën tuaj të ndikimit. Ne nuk mund të sigurojmë përdorimin pa ndërprerje dhe ndërhyrje të aplikacionit TeleMed dhe kjo nuk është pjesë e kontratës. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëme materiale të shkaktuara nga neglizhenca të vogla, përveçse nëse kjo rezulton nga shkelja e përgjegjësive kryesore kontraktuale, ose për dëmtime pasuese dhe ndonjë humbjeje tjetër indirekte ose fitim të munguar që ju mund të keni pësuar si rrjedhojë e kësaj ndërprerjeje.
E gjithë përgjegjësia përjashtohet në rast forcash madhore, dëmesh materiale të shkaktuara nga neglizhenca të vogla (përveçse nëse kjo rezulton nga shkelja e përgjegjësive kryesore kontraktuale), dëmesh pasuese dhe çdo humbje tjetër indirekte ose fitim të munguar si pasojë e neglizhencave të lehta. Ne mbajmë përgjegjësi të plotë për pretendimet sipas ligjit për përgjegjësinë për shërbimin e telemjekësisë. Ju lutem sigurohuni që mjeku është në gjendje të shohë të gjitha pjesët e kartelës suaj të pacientit që ju i keni dhënë akses. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëme që rezultojnë nga fakti që mjeku nuk ka akses ose ka akses të kufizuar në kartelën tuaj mjekësore për shkak të problemeve teknike ose për shkaqe të tjera për të cilat ne nuk jemi përgjegjës.
Ju e kuptoni se një video-konsultë është veçanërisht e papërshtatshme dhe e pamjaftueshme për njerëz që kanë nevojë për monitorim mjekësor të drejtpërdrejtë apo marrjen e masave mjekësore urgjente. Për më tepër, aplikacioni TeleMed nuk është një sistem urgjence. Mjeku përjashton çdo përgjegjësi për forca madhore, dëme materiale të shkaktuara nga neglizhenca të lehta (përveçse nëse kjo rezulton nga shkelja e përgjegjësive kryesore kontraktuale), si dhe për dëme pasuese dhe ndonjë humbjeje indirekte ose fitimi të munguar si pasojë e neglizhencës së lehtë.
Gjithashtu, mjeku përjashtohet nga çdo përgjegjësi që rezulton nga fakti që ai ju sugjeron të kontaktoni shërbimet paramjekësore/të urgjencës ose të paraqiteni në një qendër shëndetësore, ose prej faktit që ai refuzon t’ju këshillojë, t’ju japë një diagnozë për sëmundjen, t’ju përshkruajë mjekim (në veçanti, ilaçe të përzgjedhura nga ju) dhe/ose t’ju referojë te një mjek tjetër ose qendër shëndetësore specifike ose t’ju japë udhëzime. Nëse mjeku e bën këtë, është ekskluzivisht nën gjykimin e tij mjekësor dhe në përputhje me dispozitat ligjore.
Mjeku nuk mban përgjegjësi për cilësinë e aplikacionit TeleMed dhe, në veçanti, për cilësinë e internetit tuaj ose të tij dhe/ose lidhjen telefonike, ose për çdo gabim që ndodh për shkak se ai nuk ka akses ose ka akses të kufizuar te kartela juaj e pacientit dhe/ose nuk mund t’ju këshillojë për shkak të një problemi teknik ose për shkak të ndonjë arsyeje tjetër për të cilën mjeku nuk është përgjegjës Në veçanti, mjekët nuk janë përfaqësues dhe as agjentë të TeleMed, por e ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe nën përgjegjësinë e tyre.
Këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme rregullojnë plotësisht marrëdhënien tuaj kontraktuale me TeleMed dhe mjekët që ofrojnë shërbime nëpërmjet TeleMed. Nuk ka marrëveshje të tjera shtesë ose verbale. Çdo ndryshim ose shtesë në Termat dhe Kushtet e Përgjithshme midis jush dhe TeleMed duhet të bëhet me shkrim. Ky kusht aplikohet gjithashtu edhe për çdo rast përjashtimor nga ato në formë të shkruar. Në këtë rast, forma e shkruar duhet të jetë e-maili.
Nëse ndonjë kusht individual i këtyre Termave dhe Kushteve të Përgjithshme rezulton i pavlefshëm, vlefshmëria e termave dhe kushteve të tjera mbetet i pacënuar.